13-vjeçarja dyshohet se u dhunua nga dy persona, Policia e cilësoi si “Person i zhdukur”
Një 13 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga dy persona të rritur. Ngjarja dyshohet të se ka ndodhur në Drenas.
Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar.
Rastin për Nacionale e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha ai.
Në raportin e Policisë rasti ishte cilësuar si “Person i zhdukur”
Në raportin e Policisë së Kosovës i cili lëshohet ç’do ditë për medie, rasti ishte cilësuar si “Person i Zhdukur”.
Aty përshkruheshin infromacione të zhdukjes së një personi, pa u përmendur mosha e mitur e viktimës, që del të jetë 13-vjeçare, e as dyshimet për dhunimin e saj.
Raporti i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Malishevë 10.03.2024-13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkohë Policia e Kosovës ende nuk ka dalur me komunikatë, që të sqaroj të gjitha rrethanat e rastit.

