14 persona arrestohen për lojëra të fatit

Policia në Gjakovë ka arrestuar 14 persona, të cilët janë hasur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit.

Pas itnervistimit, në mbajtje është dërguar pronari i lokalit, ndërkaq trembëdhjetë të tjerët janë liruar.

“Gjakovë, 05.12.2021-01:00. Janë arrestuar 14 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi  të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra të fatit. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre,  pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)