Radojiçiç ‘kërcënon’ Kurtin: Koha do të tregojë kush do e paguajë në fund

Nënkryetari i Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – kryekrimineli Milan Radojiçiç, njëherë i sanksionuari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britania e Madhe, me anë të një komunikate i është adresuar kryeministrit Albin Kurti, duke e kërcënuar se “do ta pësojë dhe do ta paguajë në fund”.

Kështu ka thënë drejtuesi faktik i bandave kriminale në veriun e Kosovës të banuar me serbë etnikë pas takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) e i cili nuk ka prodhuar rezultate të prekshme normalizuese.

“Kërcënimi që i dërguat Listës Serbe nga Brukseli dhe në radhë të parë popullit serb, tregon qartë se ju nuk doni dialog, nuk doni paqe, por doni konflikte dhe hakmarrje ndaj atyre që nuk mund t’i blini apo thyeni. Dhe prandaj e shfaqët fytyrën tuaj të vërtetë para syve të të gjithë komunitetit ndërkombëtar sot”, ka thënë Radojiçiç./periskopi