150 euro gjoba për mospërdorim të rripit të sigurisë, obligohen edhe pasagjerët në ulëset e pasme
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 06.03.2026-12.03.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.827 gjoba.
Njëherësh, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 72 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 32 për përdorim të telefonit si dhe 31 gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta).
Po ashtu, policia ka shqiptuar masën e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 36 ngasës.
Në kuadër të planifikimeve operative të ROADPOL, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor, janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e vendit me fokus të veçantë në përdorimin e rripit të sigurisë.
Shoferi dhe të gjithë personat që gjenden në mjet janë të obliguar të përdorin rripin e sigurisë, përndryshe gjobiten me 150 euro, thuhet në njoftimin e policisë.

