16 persona janë lënduar në disa aksidente trafiku anekënd Kosovës

16 persona janë lënduar në 6 aksidente trafiku të cilat kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Kosovës, si në Podujevë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Zubin Potok, njofton policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info.

Podujevë (NN) 09.01.2021 – 22:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasoje e aksidentit, janë lënduar gjashtë meshkuj kosovarë dhe dy femra kosovare, ku dy nga të lënduarit kanë mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të tjerët janë liruar.

Fsh. Piran, Prizren 10.01.2021-00:07. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy  drejtuesit e veturave të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë  liruar për në shtëpi.

Gjakovë 10.01.2021-12:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Mitrovice Jugu 10.01.2021-16:40. Raportohet se një i dyshuar i panjohur deri sa ka qenë duke lëvizur me veturë, dyshohet se ka goditur këmbësoren-viktimën femër kosovare dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Mitrovicë Jugu 10.01.2021-20:05. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me vozitës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi. 

Zubin Potok 09.01.2021 -20:30. Vozitësi mashkull kosovar në gjendje të dehur, duke drejtuar veturën ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar, thuhet në raportin e policisë./Mediafokus.info

(Foto: arkiv)