16 raste me COVID-19 sot në Kosovë
16 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga1424 mostra, derisa nuk është raportuar për asnjë të vdekur, raporton Ministria e Shëndetësisë.
Shtatë raste të reja pozitive janë në Prishtinë, tri në Fushë-Kosovë, dy në Gjilan dhe nga një në Prizren, Gjakovë, Ferizaj e Mitrovicë.
Katër të infektuar janë të grupmoshës 20-29 vjet, nga tre të grupmoshave 10-19 vjet, 30-39 vjet dhe 60-69 vjet, dy të grupmoshës 40-49 vjet e një të grupmoshës 50-59 vjet.
Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 161.115, ndërsa prej tyre 2984 kanë përfunduar me fatalitet.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë janë shëruar 10 qytetarë ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.811.
Në total numri i rasteve aktive është 320.

