16 vjeçarja nga Tetova lind bineq

Sipas informacioneve të para të portalit TS, 16 vjeçarja ka lindur para kohe edhe atë 32 javë.

Lindja e dy bineqve ka qenë në formë normale pa operacion ku fëmijët dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohen në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në spitalin e Tetovës ka qenë edhe policia pasi nëna e bineqve është e mitur.

Në Tetovë vlen të theksohet se shumë vajza të reja ngelin shtatzenë pa e ditur dhe pa u konsultuar me mjeket amë ginekolog.

Gjinekologet shpesh herë bejnë apel që vajzat e reja te kenë kujdes nga shtatzanitë e hershme, veçanerisht nën moshën 18 vjeçare pasi mund të kenë komplikime edhe gjatë lindjes po edhe rritjen e fëmijëve për shkak moshës.