169 raste të reja me Covid, dy të vdekur
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.119 mostra dhe 169 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infekltive).
Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14.979, kurse numri i rasteve aktive është 1.953.
Rastet pozitive janë nga komunat Prishtinë 71 raste, Pejë 20, Gjilan 16, Podujevë 15, Gjakovë 9, Prizren 8, Fushë Kosovë 6, Obiliq 6, Ferizaj 4, Klinë 4, Deçan 2, Skenderaj 2, Suharekë 2 dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

