17-vjeçari plagos me thikë shokun e klasës

Një nxënës 17-vjeçar është plagosur me thikë nga shoku i tij i klasës. Sipas policisë, konflikti mes dy të rinjve ka nisur për motive banale.

Ata janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës, ku sherri verbal degjeneron në përdorimin e thikave.

I plagosuri është Jak Frroku, i cili  është dërguar në spital, ndërsa policia arriti të ndalojë shokun e tij, Emiljan Ndershtiqi.

Njoftimi i policisë

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.