Familja e gruas e cila u vra dje, ka hapur sot dyert për ngushëllime
Familja e gruas e cila u vra dje në Vushtri, ka hapur sot dyert për ngushëllime.
Rasti ka tronditur opinion kosovar dhe më gjerë.
42-vjeçarja u vra nga një burrë 58 vjeçar, i cili më vrau edhe veten.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga policia, më saktësisht zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”.

