18-vjeçari i cili iku nga burgu i Lipjanit, arrestohet në spitalin e Pejës
Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i cili me datë 28.10.2020, është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë.
Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, menjëherë kanë shkuar në lokacionin e lartcekur dhe kanë arrestuar të dyshuarin: A.K. lindur me 2003
“Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën Korrektuese në Lipjan, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, u është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme”, njofton policia.

