18-vjeçari ther me thikë tre bashkëmoshatarë të tij
Është identifikuar persomi i cili la të lënduar 3 persona në Shkodër.
Mësohet se Aldo Hasani, rreth 18 vjeç, ka plagosur me thikë 3 bashkëmoshatarë të tij, të cilët po marrin mjekim në spital.
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se një prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

