18-vjeçarja del me traktor në rrugën kryesore, arrestohet nga policia
Në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB kanë privuar nga liria shtetasen A.L. (18 vjeçe) nga Tetova, raporton ts.
Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor në rrugën “Marshall Tito”, punonjësit e policisë kanë ndaluar një traktor me targa të Tetovës, të cilin ajo po e drejtonte.
Pas marrjes së masave, u konstatua se A.L. nuk posedonte patentë shoferi.
Traktori është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet padi përkatëse. (foto ilustrim)

