18 vjet nga tragjedia e Gërdec: Humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën
Sot shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdec, ku pas një shpërthimi në punishten e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë.
Ngjarja, që ndodhi më 15 mars 2008 rreth orës 12:05, dëmtoi edhe qindra shtëpi në zonën përreth dhe u transmetua gjerësisht nga mediat vendore dhe ndërkombëtare.
Sipas vendimeve të gjykatës, ish-përgjegjësit e fabrikës dhe administratorët u dënuan me burg: ish-përgjegjësi me 18 vjet, Ylli Pinari me 18 vjet dhe Mihal Delijorgji me 10 vjet.

