Publikohet videoklipi i “Nân”: Koncepti vizual dhe reagimi i njerëzve

Alis, artisti që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2026, publikoi së fundmi videoklipin e këngës “Nân”, që trajton plagën shoqërore të emigrimit në Shqipëri dhe dhimbjen e nënave që presin fëmijët e tyre.

Teksti i këngës është një rrëfim i brendshëm i mallit, humbjes dhe pritjes dhe videoklipi i Alisit përdor një koncept vizual simbolik për të treguar ndarjen mes familjes dhe emigrimit. Ai nis me qiellin gri dhe një zog që largohet, një metaforë e qartë për të rinjtë që lënë vendin, duke lënë pas boshllëk në familje.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Elementet vizuale dhe simbolika

Gratë dhe ndërtesa që duket e pabanuar

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Gratë në klip duket se përfaqësojnë figurat e nënave dhe kujtimet e mbetura nga fëmijët që largohen. Ngjyra e fustaneve dhe muret e ndërtesës krijojnë një ndjesi unifikimi vizual, ndoshta duke treguar se dashuria dhe pritja e nënave mbetet e pandërprerë, edhe kur hapësira është bosh.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Dora e fëmijës që prek murin

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Ky plan lidhet me kujtesat e fëmijërisë, lidhjen me shtëpinë dhe rrënjët që nuk harrohen, edhe kur largohesh fizikisht, transmeton Anabelmagazine.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Kali i bardhë mbi qilim dhe qilimi bosh

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Kali, që lidhet me lirinë, largimin, simbolizon fëmijën ose emigrantin që largohet për një jetë më të mirë jashtë vendit. Qilimi që mbetet bosh në planin tjetër përfaqëson hapësirën bosh në familje dhe mungesën e atyre që janë larguar.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Uji që derdhet mbi lugë

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Gota me ujë që derdhet, e cila përfaqëson lotët e nënës, bie dhe derdhet mbi disa lugë të përmbysura që ndoshta simbolizojnë mungesën e anëtarëve në tryezën e familjes që duhet të ishin duke i përdorur.

Shkallët dhe këpucët e rreshtuara

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Këpucët përfaqësojnë ata që nuk janë më fizikisht, emigrantët apo të humburit. Shkallët mund të interpretohen si rrugëtimi i emigrantit, udhëtimi drejt pavarësisë dhe largimi nga familja.

Veshja e Alisit

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Kostumi i Alisit, si gjithmonë i zi, kësaj radhe kishte një detaj ndryshe, mëngë të gjata dhe të tejdukshme që kujtojnë krahët e një zogu, duke nënkuptuar “fluturimin” e emigrantit, një largim i detyruar nga vendi dhe familja. Ai hap krahët në skena të ndryshme, duke rikrijuar imazhin e një zogu që fluturon.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Finalja: nëna ulur dhe Alis që largohet

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Në fund, shfaqja e një gruaje që komentuesit po thonë se është nëna e vërtetë e Alisit përforcon mesazhin kryesor të këngës: pritjen e nënës për fëmijën që ikën larg, dhimbja dhe dashuria e pandërprerë, që qëndron pavarësisht largësisë dhe kohës.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Reagimet e njerëzve

Videoklipi ka marrë vlerësime të shumta në komentet e rrjeteve sociale, me shumë njerëz që lavdërojnë simbolikën dhe lidhjen me tekstin, veçanërisht prej shoqërimit me përkthimin e tij në anglisht përgjatë videoklipit. Megjithatë, si me çdo këngë të Eurovision, komentet duhet marrë me një dozë rezervë, pasi reagimet përgjithësisht janë pozitive për të gjithë konkurrentët.

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Publikohet videoklipi i "Nân": Koncepti vizual dhe reagimi i

Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë, Austri këtë vit më datat 12, 14 dhe 16 maj 2026.