19 humbje jete nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është raportuar një rritje e numrit të viktimave nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësie bën me dije se 19 persona kanë ndërruar jetë pasi ishin prekur nga coronavirus.
Kryeqyteti i vendit, Shkupi, ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave. Autoritetet thonë së se janë bërë 1.314 teste të dyshuara, ndërsa janë konfirmuar 27 raste pozitive.
Prej fillimit të epidemisë në Maqedoninë e Veriut janë raportuar 5230 humbje jete si pasojë e komplikacioneve, që janë shkaktuara nga coronavirus.

