19 raste pozitive, asnjë i vdekur

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nuk është shënuar asnjë vdekje me Covid, derisa 19 mostra kanë rezultuar pozitive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.609 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 343.330 doza të vaksinës.

Deri më sot 102.210 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.267 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.582.

Në total numri i rasteve aktive është 126.