19 raste pozitive me Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 19 raste kanë rezultuar pozitive.

Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460.