19 raste të reja me Covid, asnjë i vdekur

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me Covid, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 19 mostra.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.672 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.

Në total numri i rasteve aktive është 137.