19 të shëruar nga koronavirusi, 4 të infektuar

Sot më 28 maj janë testuar 332 mostra dhe 4 raste janë konfirmuar të infektuar, ndërsa 19 janë shëruar nga koronavirusi.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë (3 raste Stanovc) dhe Gjilani (1 rast Përlepnicë).

Sot më 28 maj 2020, janë shëruar 19 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 820. /mediafokus.info