19-vjeçarja nga Kosova arrestohet në Itali për terrorizëm
Një 19-vjeçare nga Kosova është arrestuar mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, nën dyshimet për terrorizëm. Sipas mediave italiane, ajo është arrestuar pas hetimeve nga Prokuroria e Milanos, me urdhër Gjykate.
Sipas raportimeve, 19-vjeçarja ka qenë e martuar me Kujtim Fejzullahin, i cili në janarin e vitit të kaluar gjatë një sulmi terrorist në Vjenë, kishte vrarë katër persona dhe plagosur 23 të tjerë, deri në momentin kur policia austriake shtiu drejt tij, duke e lënë të vdekur, shkruan express.
“Nuk dihet ende roli që ka pasur 18-vjeçarja në organizatën terroriste dhe cilët janë bashkëpunëtorët e saj të mundshëm”, shkruajnë mediat italiane, transmeton Express.

