2 të vdekur, 66 të infektuar me Covid

Numri i vdekjeve me Covid, në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 perosna.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.185.