2 vëllezër u ndanë nga jeta brenda pak ditësh
Një aksident i rëndë i ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit i mori jetën 28-vjeçarit, Kliton Merkaj.
I riu ndodhej brenda një makine Benz e cila doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë.
Një banore e zonës rrëfen se zhurma ishte aq e fortë sa burrë e grua u zgjuan nga gjumi.
Gruaja thotë se sapo u afruan makina shpërtheu në flakë, duke e bërë të pamundur që t’i vinin në ndihmë të riut 28-vjeçar.
Kliton Merkaj mësohet se po kthehej nga Fieri, pasi kishte qenë tek të afërm të tij.
Familja Merkaj mësohet se kishte dy djem. Vetëm pak javë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, duke u mbytur aksidentalisht në lumë.

