2-vjeçari e vrau babën me disa të shtëna nga prapa
Një djalë i moshës 2- vjeçare e ka qëlluar dhe e ka vrarë aksidentalisht babanë e vet, përderisa ai po hante darkë. Ky është versioni që e ka dhënë familja e viktimës, në Karolinën Veriore të Shteteve të Bashkuara.
Televizioni Fox 46 raportoi se Markovia Durham, 29 vjeç, ishte duke ngrënë darkë në kohën e të shtënave. Familjarët thanë se djali i vogël e mori armën dhe e qëlloi babanë nga pas. Burri pësoi shumë plagë nga arma e zjarrit.
Të shtënat ndodhën rreth orës 8 e 45 minuta në mbrëmje dhe Durham u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, kur aty arriti policia. Një televizion lokal raportoi se fëmija ishte në vizitë te gjyshërit bashkë me prindërit.
Familjarët thanë se djaloshi ishte shumë i afërt me babanë, shkruan Fox News.
Televizioni WSOC-TV raportoi se policia nuk e ka konfirmuar përfshirjen e djaloshit në të shtëna. Policia amerikane nuk iu përgjigj kërkesës së Fox News për një koment rreth rastit. (foto arkiv)

