2-vjeçari prek profesoreshën e muzikës, kërkon nga qytetarët të ndihmojnë shërimin e tij
Rasti i një dy-vjeçari në Gjilan e ka prekur shumë profesoreshën e muzikës, Albina Jakupi, e cila ka kërkuar nga qytetarët që ta ndihmojnë shërimin e këtij fëmijë, meqë familja nuk ka mundësi ta përballojë sfidën, shkruan Mediafokus.info
Mirmengjesi njerez te mire. Po shkruaj per nje rast i cili me ka prekur shume. Femijet jane pika ime e dobet e besoj se edhe e juaja.
Nje djale 2 vjecar nga Gjilani (Kreshnik Sylejmani) ka nevoje per ndihme. Une njoha rastesisht ate dhe prinderit e tij. Ai qe nje vit ka dhimbje ne koke, ngerrqe ne duar dhe tani i ka dale ne siperfaqe, afer syrit, nje shenje e zeze (per respekt te djalit e familjes fotot nuk i postova).
Ata kane bere disa incizime te cilat nuk rezultuan mire.
Ai ka nevoje per tretmane te tjera, ilaçe, operim nje EEG sipas mjekeve, por familjaret nuk kane mundesi t’i realizojne ato dhe djali vuan nga dhimbjet e semundja ne shtepi.
Ju lus te gjithe juve qe keni mundesi edhe me shuma te vogla ose pse jo edhe ju qe keni ndonje klinike te pajisur me ndonje aparatur, t’i ndihmoni.
Te gjithe se bashku mund te bejme mrekulli, ka shkruar Albina. /Mediafokus.info

