2-vjeçarja vdes pasi gëlltiti një kapsulë higjienike

Një 2-vjeçare ka vdekur pasi ka gëlltitur një kapsulë higjienike. Mama e saj, me zemër të thyer ka paralajmëruar prindërit për rreziqet nga produkteve higjienike që përdoren në tualete.

Vogëlushja Arietta-Grace Barnett vdiq pasi kishte gllabëruar një produkt Toilet Duck – që besohet të jetë rasti i parë i llojit të tij në botë, transmeton express.

Dy-vjeçarja u përshkrua si ‘shumë e hareshme’ dhe ‘me të vërtetë e hapur’ nga familja e saj e shkatërruar, e cila e quajti ‘katastrofike’ humbjen e vajzës.

Një hetim e cilësoi vdekjen aksidentale, pasi një kirurg deklaroi se detergjenti mund të ketë shkaktuar dëmtime fatale.