20 kandidatë për asamblenë komunale në Gjilan nuk kanë asnjë votë deri tani
Derisa në Qendrën e Numërimit po vazhdon procesi i verifikimit të votave për kryetarë Komunash dhe asamble komunale, ka kandidatë që ende nuk kanë asnjë votë të shënuar.
Hiq më pak se 20 kandidatë në pesë lista garuese figurojnë me zero vota, ndërkohë që janë numëruar mbi 51 për qind të kutive.
Kësisoj, me zero vota janë 7 kandidatë te lista e Vatrës, nga 4 kandidatë te subjektet Nisma, BNA e AAK, kurse te PDK – vetëm një kandidat.
LVV e LDK nuk kanë kandidatë me zero votë. Te LDK, kandidati më pak i votuar deri këtu, ka 38 vota, ndërsa te LVV – 29 vota./Mediafokus

