20 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

20 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 2066 mostra.

Në këtë periudhë kohore s’është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Aktualisht janë 1334 raste aktive me COVID-19, në nivel vendi.