20-vjeçari lirohet nga arresti, prokuroria u vonua përtej 72 orëve
Një i arrestuar për grabitje me dhunë është liruar nga gjykata penale e Tiranës.
20-vjeçari Elvis Sedjo është liruar në sallën e gjykatës ditën që ndaj tij prokuroria kërkoi masën e arrestit në burg.
Sipas vendimit të gjykatës Sejdo duhet të lirohej urgjentisht pasi policia ka tejkaluar afatin prej 72 orësh për referim të veprës penale.
Ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës më 10 tetor, pasi ishte në kërkim për një grabitje me armë.
Prokuroria pretendoi se dosja për firmosjen e urdhër arrestit për Sejdon u sollë me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kishin kaluar.
Elvis Sejdo ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Escape” si bashkëpunëtor në grabitje me armë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytet. /abcnews.al/