20-vjeçarja i jep fund beqarisë, martohet me burrin që i kishte hedhur acid në fytyrë dy vite më parë

Një vajzë nga Turqia i ka dhënë fund beqarisë.

Berfin Ozek u martua me Casim Ozan Celtik që para disa kohësh i kishe shkaktuar një problem të madh, transmeton lajmi.net.

20-vjeçarja, u martua me burrin që i hodhi acid në fytyrë gjatë vitit 2019 pasi u ndanë, madje burri u dënua me 13 vite e gjashtë muaj burg për shkak të këtij gjesti të bërë, por u lirua shpejt nga burgu pas një ndryshimi të ligjit shkaku i COVID-19.

Pas arrestimit ai i kërkoi falje 20-vjeçares për gjestin e bërë, dhe i bëri propozim për martesë.

“Ne i kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit. Unë ia kam dhënë veten atij. Unë e dua shumë atë – [dhe] ai më do shumë mua”, tha ajo.

Tani ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre duke u martuar para disa ditësh dhe duke lënë pas të kaluarën.

Ndërkohë, babai i vajzës duket se nuk e ka përkrahur aspak martesën e vajzës së tij pasi tha: “Ajo u martua pa dijeninë tonë. Kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani gjithçka është e kotë”