20-vjeçarja përfundon në pranga, aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar

Një 20-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se aksidentoi për vdekje një 60-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 20-vjeçare, e cila akuzohet për 3 vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.