21 milionë udhëtarë priti dhe përcolli aeroporti i Stambollit për 8 muaj

Aeroportin “Stambolli”, në periudhën janar-gusht të këtij viti priti e përcolli afer 21 milionë pasagjerë.

Sipas deklaratës së bërë nga IGA (Istanbul Grand Airport), në periudhën 8-mujore nga janari në gusht, janë bërë gjithsej 163 mijë e 635 fluturime, nga këto në linjat e brendshme 47 mijë e 538 fluturime kurse në linjat ndërkombëtare 116 mijë e 97 fluturime.

Në aspektin e numrit të pasagjerëve, një total prej 20 milionë e 972 mijë e 497 pasagjerësh e përdorën aeroportin në periudhën në fjalë, prej tyre 6 milionë e 291 mijë e 783 në fluturimet e brendshme dhe 14 milionë e 680 mijë e 714 në fluturimet ndërkombëtare.