21 raste të reja me COVID-19 në Gjilan, këto janë zonat e prekura

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 117 raste të reja pozitive me COVID-19, 131 të shëruar dhe pesë të vdekur. 

Por, cila nga komunat prin me numër të të infektuarve gjatë këtij intervali kohor?

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 464 mostra dhe prej tyre, 117 kanë rezultuar pozitive, nga këto 21 komuna: Prishtinë 36, Gjilan 21, Prizren 12, Pejë 9, Viti 9, Suharekë 5, Dragash 3, Kaçanik 3, Klinë 3, Drenas 2, Fushë Kosovë 2, Malishevë 2, Vushtrri 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Ferizaj, Han i Elezit, Lipjan, Obiliq, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj.

Cilat janë zonat e prekura me COVID-19 në Gjilan në 24 orët e fundit?

Në Gjilan, 21 raste janë identifikuar dhe verifikuar pozitiv, në këto zona: qytet – 14, Bresalc – 2, Lladovë – 2, Malishevë – 2 dhe Zhegër – 1 rast.

Përndryshe, deri më tani, që nga shpërthimi i infeksionit COVID-19, raste pozitive, pos në zonat e përmendura më lart, janë regjistruar edhe në Vrapçiq, Pogragjë, Lladovë, Malishevë, Cërnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Përlepnicë, Kmetoc, Llashticë, Uglar, Dobërçan, Velekincë, Sllakoc i Epërm, Ponesh, Vërbicë e Zhegocit dhe Gumnishtë./mediafokus.info