210 të vdekur me Covid në Turqi
Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë regjistruar 28.873 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që 210 të sëmurë kanë ndërruar jetë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 210 pacientë të tjerë e kanë humbur betejën me koronavirusin e llojit të ri.
Në 24 orët e fundit janë bërë 356 mijë e 352 teste, nga të cilat 28 mijë e 873 kanë rezultuar pozitivë.
Kurse numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 26 mijë e 224.
Në Turqi, deri më tani janë administruar (doza e parë, e dytë dhe e tretë) 109 milionë e 949 mijë e 876 vaksina.

