22-vjeçari rrëzohet derisa po ngarkonte sanë në traktor, nuk mbijeton
Një 22-vjeçari ka ndërruar jetë aksidentalisht mbrëmjen e së shtunës në fshatin Shëndëlli të Konispolit.
Viktima ka qenë duke ngarkuar, bashkë me të atin, traktorin me sanë dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia, ku si pasojë ishte lënduar rëndë.
Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.
