22 vjeçari shkoi për peshk, por u mbyt në lumë

Një 22-vjeçar është mbytur në lumin Mat, ku kishte shkuar për të zënë peshk.

Ngjarja ka ndodhur pranë Urës së Zogut në Milot.

22 vjeçari Valentin Nikolli ka qenë me dy persona të tjerë duke gjuajtur për peshk kur është futur në ujë  por e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë pasi nuk ka ditur mirë not.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al