22-vjeçari vret babain, gjyshen dhe gjyshin, nuk mund të kujdesej për ta
AM (22) nga Knjazhevci, në shtëpinë e familjes, me një pushkë gjuetie në pronësi të gjyshit të tij M.M (81), ka vrarë për arsye të panjohur gjyshin, gjyshen 83-vjeçare dhe babanë e tij 60-vjeçar, përcjellë ts.
I dyshuari deri më tani nuk është dënuar dhe as nuk është regjistruar si autor i ndonjë vepre penale.
Jozyrtarisht, ai i ka thënë policit se vrasjet i ka kryer nga dhembshuria, duke u shprehur se gjyshi i tij ishte shumë plak dhe babai i sëmurë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se njëzet e dy vjeçari A.M. kreu një vrasje të trefishtë në shtëpinë e familjes në Knjazhevc.
“Njëzet e dy vjeçari A.M ka kryer një vrasje të trefishtë këtë pasdite në shtëpinë e familjes në Knjazhevc, babain gjyshin dhe gjyshen e tij.
Gjyshi ishte i palëvizshëm dhe babai dhe gjyshja ishin të sëmurë rëndë.
“Ai e ka kryer vrasjen me armën e gjahut të gjyshit të tij”, ka konfirmuar ministri Daçiq.
I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe ka pranuar krimin.
Ai i tha policisë se nuk mund të kujdesej më për ta, tha Daçiq. (foto ilustruese)

