22-vjeçarja plagos me thikë bashkëshortin
Një 22-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj pasditen e së mërkurës, raporton a2cnn.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në lagjen Nr.2, të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, 22-vjeçarka ka goditur me thikë në shpatull, bashkëshortin.
28-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, e reja është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës.

