22-vjet nga vr@sja e kolonelit Tahir Zemaj, pas më shumë se dy dekada asnjë i dënuar

Sot shënohen 22-vjet nga vrasja e kolonelit Tahir Zemaj.

Ai u vra pabesisht së bashku me të birin Enisin dhe kushëririne tij Hasanin, në hyrje të Pejës, më 4 janar të vitit 2003.

Raportohet se ngjarja e vrasjes së Zemajt kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës.

Tahir Zemaj ishte një nga ish-oficerët e lartë të UÇK-së dhe sot kur shënohen 22-vjet nga vdekja e tij, ende nuk është dënuar askush për vrasjen e tij.

Sot me fillim nga ora 12:00, në Strellc të Deçanit janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Tahir Zemajt.