23-vjeçarja nga Kosova humb jetën në një aksident trafiku në Nju-Jork
Raportohet se një 23-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku në Nju-Jork, përcjell albinfo.ch.
Nga burimet e shtypit lokal mësohet se shoferi që drejtonte automjetin ishte një emigrant shqiptar, i cili u arrestua pas aksidentit që rezultoi me vdekjen e 23-vjeçares.
Policët arrestuan 30-vjeçarin që drejtonte makinën nën dyshimin se ai po ngiste veturën në gjendje të dehur, sipas burimeve policore.
Viktima A. S. vdiq në vendngjarje nga plagët e marra. Aksidenti me pasoja fatale ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së shtunës.

