24 orët e fundit me COVID-19, ja sa persona vdiqën në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 645 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve në terren, prej të cilëve 4 rezultuan pozitive, ndersa tre persona vdiqen.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Prizren, 1 rast nga spitali Gjakovë dhe 1 rast nga spitali Gjilan).

Numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 10 raste, Mitrovicë 5 raste, Pejë 5 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Gjilan 4 raste, Podujevë 3 raste, Prizren 3raste, Klinë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.