24-vjeçari bie nga lartësia ku po punonte dhe humb jetën
Bëhet me dije se nje i ri nga nje fshat i Librazhdit, i cili ka qenë duke punuar në një lagje të Shkupit, ka rënë nga ndërtesa ku po punonte.
Ndër të tjera, mësohet se 24-vjeçari, Mirjan Kryeziu është dërguar në gjendje të rëndë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur që të mbijetojë prej plagëve që kishte marrë.

