24-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Gjilan, është Arbnor Mehmeti
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmë në fshatin Livoç i Poshtëm, rruga Gjilan–Cernicë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes dy motoçikletave.
Për fat të keq, 24-vjeçari Arbnor Mehmeti nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Në këtë aksident mes dy motoçikletave, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
I dyshuari është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë, ndërsa një i mitur tjetër është trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetimet, ndërsa me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është në hetim.
Faqja online Livoçi i Ultë ka publikuar edhe foton e të riut Arbnor Mehmeti.

