24-vjeçarja nga Vitia vdiq pas lindjes së fëmijës

Një nënë e re nga Sllatina e Epërme, komuna e Vitisë, me banim në Ferizaj, nuk pati fat ta përjetojë e ta ndajë me familjen gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës së dytë.

Mjekët e spitalit në Prishtinë arritën ta shpëtojnë fëmijën, por 24-vjeçarja Donika Bajraktari Ymeri, gjendja e së cilës ishte komplikuar para lindjes, nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë sot nëmëngjes.

Merret vesh se gjendja e fëmijës, i gjinisë mashkull, është e mirë.

Njoftimi për vdekjen e nënës së re u dha në rrjetet sociale.

‘Me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Donika Bajraktari-Ymeri (bashkshortja e Festim S. Ymerit).

Varrimi i së ndjerës bëhet nesër me datë 09/04/2021 ora 13:00, pas faljes së namazit të Xhumasë, në varrezat e fshatit Sllatinë e Epërme’.