25-vjeç, shqiptari doktor në Universitetin e Rotterdamit
Bergin Gjosha tashmë është emër suksesi në fushën e mjekësisë në shtetin holandez dhe në mbarë shqiptarinë.
Që në shikim të parë ai përçon pozitivitet me buzëqeshjen e tij, por kjo është më e pakta në raport me të arriturat e tij profesioinale, shkruan albinfo.ch.
I riu shqiptar, Bergin Gjosha, është doktor në shtetin e Holandës. Përfundoi me sukses studimet e larta për mjekësi në Universitetin e Rotterdamit. Tani ushtron profesionin e tij si mjek.
Univeristeti holandez i Rotterdamit është një nga institucionet më kredibilie dhe prestigjioze në botë.
Gjosha tani është një nga kosovarët e parë që diplomojnë për mjekësi në këtë universitet prestigjioz.
Ai ka qenë një ndër studentët më të dalluar, duke u shquar për përkushtim në studime dhe angazhim të lartë për të marrë njohuritë e duhura si një profesionist shëndetësor.

