25-vjeçari bie nga kati i tretë, vdes nga plagët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Thumanë të Krujës. Një 25-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij, njoftojnë mediat shqiptare.

Policia njofton se i riu nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra dhe humbi jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.