25-vjeçarja që u vra në oborrin e shtëpisë ishte martuar para një muaji

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm.

Abcnews.al mëson se 25-vjeçarja që ndërroi jetë sot në spitalin e Tiranës kishte më pak se një muaj që ishte martuar.

Marjana Seitaj u përplas nga makina teksa ishte bashkë me familjen e saj në oborrin e banesës.

Drejtuesi i mjetit, Sajmir Taçi ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.

Fillimisht ka përplasur portën e shtëpisë, e më pas ka përfunduar në oborr.