25 vjet burgim të akuzuarit për vrasje në AKI
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 25 vite burgim V. I., i akuzuar për rastin e vrasjes në AKI, në shtator 2018.
I akuzuari e kishte privuar nga jeta I.S., e më pas, sipas prokurorisë, për të ikur nga vendi i ngjarjes kishte rrëmbyer një punëtor tjetër.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari u dënua me 21 vite burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, me tre vite burgim për veprën penale “Rrëmbimi” dhe me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Atij iu shqiptua dënimi unik me 25 vite burgim.
Sipas aktakuzës, më 21 mars 2019, V.I., ka privuar nga jeta tani të ndjerin I.S.

