25 vjet nga eksodi masiv i shqiptarëve të Kosovës

Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.

Data 16 prill simbolizon karvanin më të madh të të shpërngulurve me zanafille Mitrovicën, Zerxen e Rahovecit dhe pikëmbërritjen në Kukës.

Ndërkohë, përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Një nga simbolet kryesore të 16 prillit është edhe Obelisku, që u ndërtua si shenjë falënderimi ndaj popullit shqiptar.

Kulla është ndërtuar në vendin ku ishin vendosur çadrat qe strehonin popullatën kosovare.

Kulla është 23.5m e gjatë dhe është e mbushur me foto të cilat paraqesin ngjarjet e asaj kohe.

Kulla është një nga pikat më të vizituara turistike në Kukës, sidomos më 16 prill.