26-vjeçari me koronavirus hidhet nga kati i tretë i spitalit
Një 26-vjeçar i prekur me koronavirus është hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe tani është në gjendje kritike për jetën.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus, është kthyer në fenomen shqetësues. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid.
Burime të “Panorama.al” bëjnë të ditur se 26-vjeçari me iniciale H.P po kurohej në banesën e tij, por kishte shkuar në spital me të atin për të bërë analizat.
Për një moment ai i ka ikur të atit nga vëmendja dhe është hedhur nga kati i tretë i spitalit. Ndërkohë mësohet se gjendja e tij shëndetësore është kritike.

